Leonora Jakupi me një mesazh “thumbues”: Mosmirënjohja është fukarallëku më i madh i karakterit
Lajmifundit
/
2 November 2026, 16:35
Showbiz

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe ndjekësve në rrjetet sociale me një postim të fundit.
Ajo ka publikuar në InstaStory një mesazh që nuk ka kaluar pa u vënë re, duke shkruar:
“Mosmirënjohja është fukarallëku ma i madh i karakterit!!!”

Ky reagim ka ngjallur aludime, pasi fjalët e këngëtares lënë të kuptohet se mund të kenë një domethënie të veçantë dhe të jenë një mesazh i drejtuar ndaj dikujt.
Megjithatë, Leonora nuk ka dhënë asnjë sqarim lidhur me atë se kujt i referohet.


