“Largohuni”/ Protestuesit e PD-së tentojnë të hyjnë në protestën e studentëve, përplasje fizike mes pjesëmarrësve

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me një incident, ku një person është shoqëruar nga Policia.
Studentët janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit për të përcjellë kërkesat dhe qëndrimet e tyre, të cilat vijojnë prej disa javësh.
Këta të fundit kanë kundërshtuar praninë e demokratëve , duke u kërkuar të largohen me thirrjet: “Largohuni!”.
Situata është tensionuar mes dy grupeve të protestuesve, duke kaluar në përplasje fizike.
Studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë në protestë, kanë mbajtur qëndrimin e tyre kundër përfshirjes së përfaqësuesve dhe mbështetësve të PD-së.
Kjo nuk është hera e parë që studentët kundërshtojnë afrimin e demokratëve. Edhe në protestën e së shtunës së kaluar, të rinjtë nuk pranuan që përfaqësues dhe mbështetës të Partisë Demokratike t’u bashkoheshin tubimit të tyre.


