Zjarret masive në Kosovë, shënohet viktima e parë

Kosovë&Rajon

Zjarret masive në Kosovë, shënohet viktima e parë

Është shënuar viktima e parë nga zjarret në Kosovë. Mediat kosovare shkruajnë se identiteti i viktimës nuk është bërë me dije, ndërsa mësohet se ai ndërroi jetë nga asfiksimi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Novosellë të Malishevës.

“Si pasojë e kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri”, njofton policia e Kosovës. Aktualisht, trupi i pajetë është në Im për obduksion.

Zjarri ka pushtuar disa vende në Europë por jo vetëm.

ME TE LEXUARAT