"Zgjedhjet në Kosovë, KQZ zbardh si u ndanë votat sipas partive, sa mori VV?"

Kosovë&Rajon

"Zgjedhjet në Kosovë, KQZ zbardh si u ndanë votat sipas

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri në orët e hershme të mëngjesit janë numëruar 99.45% të votave nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas të dhënave të përditësuara, kanë mbetur pa u numëruar edhe 14 kuti votimi.

Në rezultatet preliminare, Lëvizja Vetëvendosje! vazhdon të prijë me 49.28% të votave, apo 430,459 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.99%, përkatësisht 183,389 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është e treta me 13.58%, apo 118,601 vota.

Pasojnë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 5.68% ose 49,598 vota, Lista Serbe me 4.79% apo 41,823 vota, si dhe Nisma Socialdemokrate me 1.71%, përkatësisht 14,975 vota.

Pjesëmarrja në zgjedhje, sipas përditësimit të fundit nga KQZ, është 44.99% e qytetarëve me të drejtë vote.

Procesi zgjedhor u zhvillua në 948 qendra të votimit, me gjithsej 2,614 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2,557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra me 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht.

Në garë për të zënë një vend në Kuvendin e Kosovës ishin gjithsej 1,146 kandidatë për deputetë nga 23 subjekte politike që garuan në këto zgjedhje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion