Zgjedhjet e reja në Kosovë/ Albulena Haxhiu mbledh nesër krerët e partive politike për përcaktimin e datës

Albulena Haxhiu ka ftuar për të enjten, më 30 prill, një takim konsultativ me përfaqësuesit e partive politike në Kosovë, ku pritet të diskutohet dhe të caktohet data e zgjedhjeve të reja.
Takimi do të zhvillohet në orën 15:00 dhe në të janë ftuar të gjitha subjektet politike. Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar përfaqësues nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe parti të komuniteteve joshumicë.
Përfaqësuesit politikë kanë shprehur qëndrime të ndryshme lidhur me datën e zgjedhjeve, ku si opsione kryesore përmenden 31 maji dhe 7 qershori, ndërsa disa prej tyre janë shprehur të gatshëm të pranojnë çdo datë brenda afateve kushtetuese.
Ky zhvillim vjen pas dështimit të Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur presidentin e ri brenda afatit kushtetues, çka çoi në shpërndarjen e tij dhe detyrimin për mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda 45 ditësh.


