Vrau 31-vjeçaren teksa ishte në gjumë, familjarët e viktimës sulmojnë shqiptarin në Athinë

Familjaret e 31-vjeçares që u vra disa ditë më parë në Greqi kanë sulmuar bashkëshortin e saj, i cili e vrau me thikë. Mediat greke shkruajnë se Florand Shehu u qëllua nga të afërmit e saj. Ndërkohë, mediat greke bëjnë me dije se autori i krimit ka deklaruar në polici se e ka vrarë bashkëshorten teksa ajo ishte në gjumë. Sipas tij, ajo ka bërë rezistencë, por ai e shtyu me forcë derisa ja mori jetën.
“Ajo ishte duke fjetur me shpinë dhe unë nxitova duke mëshuar mbi të. I vura majën e një thike në qafë dhe më pas i mbylla gojën. Ajo arriti të më kafshojë. I mbylla gojën me të dyja duart që ajo të mos bërtiste. Kur ajo ndaloi së bërtituri e qëllova”, ka deklaruar ai.

Ai gjithashtu ka bërë me dije se e shoqja ishte mbyllur shpesh herë në dhomat e shtëpisë duke kyçur derën me çelës pasi kishte frikë prej tij. Ndërkohë që një tjetër person ka thënë se ai kishte marrë të gjithë çelësat e dhomave në mënyrë që ajo të mos izolohej prej tij.


