S’ka liri për Agasin dhe Shpatarakun, lihet në fuqi masa e arrestit me burg

Aktualitet

S’ka liri për Agasin dhe Shpatarakun, lihet në fuqi masa e

Egys Agasi dhe Uljan Shpataraku mbeten në qeli. Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi masat e sigurisë së Gjykatës së Posaçme.

Prej muajsh në arrati, Agasi u arrestua në 26 gusht në zonën e Plepave në Durrës nga Forcat Operacionale të Policisë, teksa ishte duke lëvizur me automjet. Pas disa orësh, ai u shoqërua për në Bllokun e Sigurisë “Mine Peza” në Tiranë.

Së bashku me Agasin, në makinë ka qenë edhe Uljan Shpataraku.

Agasi është nën hetim që prej vitit 2025, e ndaj tij rëndojnë dyshime për një sërë veprash penale, mes tyre konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës, heqje e paligjshme e lirisë, shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, grup i strukturuar kriminal, pastrim i produkteve të veprës penale dhe korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Agasi dhe biznesmeni Ermal Beqiraj, i cili u arrestua pak kohë më parë në Francë, akuzohen për “grup të strukturuar kriminal” dhe “manipulim me tenderët” e AKSHI-t. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion