Vrasja e Liridonës/ Naim Murseli do i nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik, ja për çfarë dyshon prokuroria

Kosovë&Rajon

Vrasja e Liridonës/ Naim Murseli do i nënshtrohet ekzaminimit

Naim Murseli, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, do i nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës, përgjatë dy javëve në vijim.

Ky vendim u mor nga trupa gjykuese në seancen e sotme, teksa seancat pasardhëse do të mbahen më 2, 3 dhe 14 korrik 2025. Kujtojmë se Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023, në rrugën “Dalip Alshiqi”, në Prishtinë.

Fillimisht krimi u raportua si një “grabitje me pasoja të vrasjes”, por dy ditë më vonë u arrestuan dy persona, mes tyre dhe Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës.

 

Të akuzuarit e tjerë janë Kushtrim Kokalla, Granit Plava dhe një person, emri i të cilit nuk është përmendur nga prokurorët kur ata njoftuan për ngritjen e aktakuzës.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion