Vodhi 2 miliardë dollarë në Turqi, arrestohet në Kosovë Faruk Ozer

Kosovë&Rajon

Vodhi 2 miliardë dollarë në Turqi, arrestohet në Kosovë

Mbrëmjen e djeshme është arrestuar në Kosovë 28-vjeçari turk Faruk Fatih Özer, sipas mediave turke! Themeluesi i shkëmbimit të brendshëm të kriptomonedhave THODEX, është prangosur mbrëmjen e djeshme në Kosovë, pasi u largua nga Shqipëria, shkruajnë mediat turke.

I riu konsiderohej nga mediat turke si një prej mashtruesëve me të mëdhenj, pasi kishte manipuluar rreth 400 mijë persona duke i marrë 2 miliardë dollarë.

Özer u largua nga aeroporti i Stambollit, në një drejtim të panjohur por më pas u zbulua se kishte mbërritur në Shqipëri, 8 ditë më parë. Më pas, data ekzakte nuk dihet ende, ai është nisur për në Kosovë, ku edhe është prangosur nga Policia vendase, duke iu referuar mediave turke.

I riu themeloi kompaninë në vitin 2017 dhe lejonte përdoruesit të blejnë dhe të shesin kriptovaluta të Bitcoin, por pasi u mori investimet nuk i lejonte më që të kishin akses në platformë. Pas denoncimeve të bëra, Prokuroria nisi hetimet ndaj tij duke e shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka kryer veprën penale: mashtrim duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet financiare dhe krijimin e një organizate kriminale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion