VIDEO/ Në kërkim nga Interpol, Milan Radoiçiç shfaqet feston ditëlindjen me fishekzjarre

Kosovë&Rajon

VIDEO/ Në kërkim nga Interpol, Milan Radoiçiç shfaqet

Ish-politikani serb në Kosovë, Milan Radoiçiç ka festuar si “komandant” i lirë ditëlindjen e tij të 46-të në Kopaonik të Serbisë, teksa Interpol e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar për sulmin terrorist në Banjskë.

Për ditëlindjen e Radoiçiç kanë shpërthyer fishekzjarret, teksa d isa persona kanë shpalosur një pankartë ku shkruhej “Gëzuar ditëlindjen komandant”. Pamjet i ka publikuar në rrjete sociale politikani serb, Nemanja Saroviç.

“Milan Radoiçiç ishte në Kopaonik dje. Me fishekzjarrë dhe banerin ‘Urime ditëlindjen komandant’ festoi ditëlindjen e 46-të. Çfarë i ka dhuruar Aleksandar Vuçiçi?” ka pyetur udhëheqësi i lëvizjes politike “Dashuri, Besim, Shpresë” në Twitter.

Në video shihet Radoiçiçi nga prapa teksa u afrohet disa burrave që mbajnë banerin. Në video shihen edhe fishekzjarrët.

Radoiçiç ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Në aksionin pasues të Policisë së Kosovës, u vranë tre sulmues. Shumica e sulmuesve ikën. Pamjet kanë treguar qartë udhëheqjen e grupit nga Radoiçiçi. Ai ka pranuar përgjegjësinë, ndërsa në Serbi është liruar.

Ditë më parë, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi se të gjithë të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit janë vendosur në sistemin e urdhërarrestit ndërkombëtar të Interpolit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion