U dhunua nga i biri, 59-vjeçarja gjendet e vdekur afër spitalit
Lajmifundit
/
3 Gusht 2021, 18:26
Kosovë&Rajon

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkupin. Një nënë është rrahur brutalisht nga i biri, dhe më pas është gjetur e vdekur afër spitalit.
Ministria e Punëve të Brendshme deklaron se e ndjera iku nga spitali ku po kurohej nga lëndimet që i kishte marrë nga rrahjet. Në ikje, ajo ka ndërruar jetë në rrugë.
I biri i saj, 36-vjeçar tashmë është arrestuar.


