Theu këmbën tre ditë para dasmës, nusja nga Kosova tregon vështirësitë, ja si ndodhi

Një histori e pazakontë ka marrë vëmendje në rrjetet sociale. Nusja Blerta, vetëm pak ditë para ditës së saj më të madhe, përjetoi një incident të papritur, theu këmbën vetëm tre ditë para dasmës.
Në një video që ka ndarë në TikTok, Blerta ka dokumentuar të gjithë rrugëtimin e saj nga momenti i lëndimit e deri tek dita e dasmës.
Fillimisht, ajo shfaqet duke kërcyer e lumtur, katër ditë para martesës, pa ditur çfarë e priste. Por vetëm një ditë më pas, gjithçka ndryshoi, këmbën e saj e mbuloi një allçi dhe frika se ëndrra e bardhë mund të prishej ishte e madhe.
“Ende po planifikoja dasmën, pa ditur nëse këmba ime do të funksiononte,” ka shkruar Blerta në një nga insertet e videos. Ajo shihet duke përdorur paterica, duke vizituar mjekun dhe duke provuar këpucën ortopedike që do ta ndihmonte të ecte në ditën e madhe.
Vetëm një ditë para martesës, ajo bëri “final touch” me këpucën ortopedike, duke shpresuar se do ta përballonte gjithë emocionin e ditës së saj.
Pavarësisht dhimbjeve dhe stresit, Blerta nuk u dorëzua. Me ndihmën e mjekut dhe vendosmërinë e saj, ajo arriti ta realizonte ëndrrën që kishte pritur me muaj të tërë – të kurorëzohej nuse.
Historia e saj është pritur me mijëra komente dhe urime në rrjetet sociale, ku ndjekësit e përgëzojnë për forcën dhe guximin.


