Të shtëna armësh në Podujevë, një person gjendet i vdekur

Kosovë&Rajon

Të shtëna armësh në Podujevë, një person gjendet i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Llapashticë të Podujevës, ku është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për RTKlive se viktima, një mashkull, është gjetur pa shenja jete dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

"Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast", tha ajo.

ME TE LEXUARAT