Sveçla jep detajet e fundit nga ndërhyrja e policisë në Manastir të Banjskës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha për RTK se Policia e Kosovës po punon që të zbardh rastin.
“Po punojmë në të gjitha ato materiale të zbuluara që janë të shumta. Po flasim për armatim, për disa qindra individë.
Plani ishte për më shumë, këta terroristët ia arritën që të lënë pa një kolegë, ata kanë dështuar në planin operacional e politikë”, tha ai.
Sveçla tha aksionin po vazhdon dhe ky plan është i përgatitur më ndihmën e Vuçiqit.
Ministri i Brendshëm, Xhela Sveçla, ka qëndruar në vendin e ngjarjes, ku mbeti një polic i Kosovës i vrarë dhe një tjetër i plagosur.
Sveçla, bëri të ditur se pas kësaj zyrtarët e Policisë së Kosovës falë profesionalizimit e vunë gjithë territorin nën kontroll.
“Vizituam vendin e ngjarjes, ku pak pas orës tre të mëngjesit, grupe të armatosura sulmuan patrullën tonë policore, meqë rast vranë rreshterin tonë Afrim Bunjaku”, u shpreh Sveçla.
“Po ashtu kishim një zyrtarë tjetër të plagosur dhe një të lënduar”.
“Pas kësaj përgjigjja e zyrtarëve policorë të Kosovës ishte e menjëhershme, profesionale për një kohë relativisht të shkurtër e vendosën gjithë këtë territor në kontroll, ajo u bë pas një numri të betejave, ku kishim edhe një zyrtar tjetër të lënduar lehtë”.
“Me këtë rast ne kemi po ashtu gjashtë të arrestuar dy nga ta të plagosur me uniformë të armatosur dhe katër të tjetër me radiolidhje, dhe së paku tre sulmues të vrarë për të cilët janë duke u bërë procedura e identifikimit”.
“Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të jashtëzakonshme të armatimit të rëndë këmbësorie eksploziv, logjistikë, ushqime pajisje për barrikada, lirisht mund të themi që ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë”.


