Policia hyn brenda manastirit, arrestohen disa nga sulmuesit në Zveçan

Kosovë&Rajon

Policia hyn brenda manastirit, arrestohen disa nga sulmuesit në

Policia ka hyrë në manastirin ortodoks serb, ku ndodhen sulmuesit e armatosur.

Operacioni vijon, ndërkohë që mësohet se mes sulmuesve, ka persona të arrestuar. Në objekt, janë gjetur armatime dhe municione.

Policia hyn brenda manastirit, arrestohen disa nga sulmuesit në

Sot, rreth orës 03:00 të mëngjesit në fshatin Banjska të Leposaviçit është sulmuar patrulla policore e Kosovës.

Persona të armatosur i kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç.

Më pas, ata kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.

Pas sulmit, 30 personat e armatosur u mbyllën në manastirin që ndodhet në fshatin Banjskë të Zveçanit.

ME TE LEXUARAT