Qetësohet situata e Covid-19 në Kosovë, ja gjendja aktuale

Situata e Covid-19 në Kosovë duket se po vjen drejt përmirësimit. Sipas raportit të autoriteteve zyrtare në Kosovë, aktualisht në qendrën universitare janë 124 pacientë që po marrin trajtim, ku 38 janë konfirmuar me Covid-19. Mësohet se në spitalet e përgjithshme në Kosovë janë të shtruar 37 pacientë, 2 në gjendje të rënduar, 23 të konfirmuar pozitivë dhe 23 me oksigjeno- terapi.
ShSKUK ka njoftuar se në klinikat Covid të QKUK-së dhe në 7 spitalet e përgjithshme po vazhdon trajtimi i pacientëve me COVID-19.
“Sipas raportimeve, të shtrirë janë 124 pacientë, 38 të konfirmuar pozitivë, 95 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore. Në QKUK janë të shtrirë 87 pacientë, 15 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 1 në gjendje të rënduar dhe 72 me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim.


