Po udhëtonte në mjet së bashku me të fejuarin e saj, kjo është 24-vjeçarja shqiptare që humbi jetën tragjikisht

Kosovë&Rajon

Po udhëtonte në mjet së bashku me të fejuarin e saj, kjo

Vajza që shihni në foto është 24-vjeçarja Blerta Rexha e cila humbi jetën një ditë më parë si pasojë e një aksidenti tragjik në Kosovë.

Rexha në momentin e aksidentit ishte duke udhëtuar me automjet me të fejuarin e saj, Leutrim Azemi.

Sipas asaj që mediat vendase bënë me dije mësohet se ngjarja e rëndë u regjistrua një ditëm ë parë, në rrugën Drenas-Skenderaj, afër fshatit Polluzhë. Ka qenë Azemi i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë përfunduan anash rrugës.

Çifti mbeti i plagosur dhe menjëherë u dërguan në QKUK, por fatkeqësisht, pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha, 24-vjeçarja nuk mundi që t’i mbijetonte plagëve të marra duke ndërruar jetë disa orë më pas.

Sakaq, i fejuari i saj vijon të jetë i shtruar pranë qendrës spitalore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Lidhur me këtë ngjarje policia e Kosovës është duke vijuar me hetimet dhe pritet një njoftim zyrtar nga ana e tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion