Përplaset me ekuipazhin e avionit, pasagjerit i kushton shtrenjtë sjellja e tij

Kosovë&Rajon

Përplaset me ekuipazhin e avionit, pasagjerit i kushton shtrenjtë

Autoritetet në Aeroportin Nikos Kazantzakis të Heraklionit arrestuan një pasagjer i cili kishte shkaktuar shqetësim pasi kishte konsumuar alkool.

Konkretisht, gjatë fluturimit nga Gjeneva për në Heraklion, 30-vjeçari, me origjinë nga Zvicra, dyshohet se është grindur me disa anëtarë të ekuipazhit.

Sipas informacioneve të raportuara nga neakriti.gr, burri refuzoi të ndiqte udhëzimet e ekuipazhit.

Piloti informoi autoritetet për incidentin dhe, pas uljes, oficerët e policisë e pritën 30-vjeçarin zviceran dhe e prangosën.

ME TE LEXUARAT