Atentat në bregdet, 1 i plagosur. Emri
Lajmifundit
/
10 Qershor 2026, 11:14
Aktualitet

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar paraditen e sotme në Shëngjin të Lezhës.
Sipas informacioneve paraprake, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore.
Bëhet me dije se i plagosuri është Kristjan Gjoni.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorit të dyshuar.


