“Problematika si korrupsioni, mungesa e transparencës sfidë…”/ Juristja: Protesta ka kaluar kufijtë, është revoltë

Juristja Silvana Begaj, e cila jeton dhe vepron në Suedi, e ftuar ne nje studio televizive u shpreh se protestat kundër projektit në Zvërnec kanë zgjuar interes dhe shpresë te shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.
Sipas saj, kjo lëvizje po perceptohet si një revoltë qytetare dhe jo si një protestë e nxitur nga interesa politike apo personale. Ajo theksoi se pjesëmarrja e gjerë në protestat e organizuara brenda dhe jashtë Shqipërisë lidhet me ndjenjën e padrejtësisë që shumë qytetarë kanë përjetuar ndër vite.
Duke folur për të drejtën e protestës, Begaj solli shembullin e Suedisë, ku jeton prej vitesh, duke theksuar se protestat janë pjesë normale e funksionimit të një shoqërie demokratike.
Ajo nënvizoi se mbrojtja e zonave të mbrojtura është një nga prioritetet e Bashkimit Evropian dhe solli si shembull një projekt turistik në Greqi, i cili sipas saj ishte zhvendosur për të mos dëmtuar habitatin e breshkave detare.
Begaj shtoi se Bashkimi Evropian ka treguar edhe më herët se ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri, duke përmendur rastin e pezullimit të fondeve IPARD për shkak të dyshimeve për korrupsion.
Sipas saj, problematika si korrupsioni, mungesa e transparencës dhe vështirësitë që qytetarët hasin në marrjen e shërbimeve publike mbeten sfida serioze për vendin.
Silvana Begaj:
Në të vërtetë kjo protestë ka zgjuar shumë njerëz. Ka shumë njerëz të cilët janë të interesuar, ka ngjallur shpresë, duket si një protestë e cila mund të bëjë një ndryshim. Diaspora e do Shqipërinë të dashur, gjithmonë i mban sytë aty, dhe normalisht që përpiqet që të kontribuojë në mënyrën e saj si në këtë rast.
Këtë herë duket si një revoltë e popullit dhe jo për interesa personale të individëve apo partive të ndryshme. Dhe kjo ka bërë që njerëzit të ndihen të përfaqësuar ose që të kenë mundësi të shprehin vrerin e tyre në një vend ku, në një vend që nisi si një tërheqje zvarrë e një individi dhe tani është e përhapur në të gjithë vendet ku ka shqiptarë.
Mendoj se ishte fillimi ajo që ndodhi në Zvërnec, por në të vërtetë të gjithë njerëzit që vijnë aty u mblodhën dhe që dalin të protestojnë kudo edhe në diasporë, jam e sigurt që secili ka një arsye qoftë edhe personale që të dalë ku mund t’i jenë bërë padrejtësi vetë atij, familjarëve të tij dhe mbi të gjitha atdheut, Shqipërisë.
Të protestosh është diçka që çdo vend demokratik e bën. Unë jetoj në një ndër vendet më paqësore në të gjithë botën siç është Suedia dhe protestat patjetër që janë të lejuara dhe vetë suedezët protestojnë. Mendoj që protestat duhet të bëhen, protestat duhet të ekzistojnë.
Kjo tregon që ne jemi një popull i cili kupton, i cili reagon dhe sigurisht që nuk shkel asnjë nga ligjet që ne kemi në Bashkimin Evropian. Ajo që kërkohet, qoftë edhe në rastin e zhvillimit apo të investimit të projektit në Zvërnec, populli kërkon vetëm transparencën. Në të vërtetë Evropa i mbron zonat e mbrojtura.
E ka një ndër politikat e saj shkojnë drejt mbrojtjes së territoreve apo zonave të mbrojtura dhe sigurisht kur bëhet fjalë për kafshë, shpendë, zvarranikë e të tjera. Mbaj mend dikur po mësoja në një nga bisedat që po bëja këtu në diasporë, në një vend të Greqisë, kosta Navarino me sa mbaj mend, u shty projekti që ishte një projekt gjigant, u shty me goxha metra vetëm që mos të prekeshin vezët e breshkave që ishin afër detit.
Pra sigurisht që kjo është një skenë e cila prek Bashkimin Evropian dhe nëse ne duam të integrohemi, duhet të integrohemi njësoj si gjithë Bashkimi Evropian.
Evropa ekziston qartë sepse në mos gabohem përpara një viti, dy vitesh diçka e tillë, ndaloi fondet e IPARD-it për shkak se pa korrupsion. Korrupsioni po përflitet në Shqipëri në nivelet ndër, nga ato më të ulëtat dhe deri tek nivelet më të larta. Transparenca kuptohet që është zero. Evropa i di këto sepse Evropa ka përfaqësuesit e saj aty të cilët jam e sigurt që e ndjekin Shqipërinë dhe zhvillimin për të, për t’u integruar në Bashkimin Evropian.
E dimë që të gjithë që reforma territoriale për shembull ishte, për mendimin tim ishte një dështim sepse duhet të ecësh kilometra apo më shumë për të marrë një vërtetim dhe jo të gjithë njerëzit i kanë këto lloj mundësish. Flitet për një dixhitalizim ndërkohë që po flasim për një popullsi e cila mund të jetë në zona rurale dhe ndoshta e ka, jo ndoshta por e ka shumë të vështirë përdorimin e tyre.
Dixhitalizimi pra janë, janë shumë probleme të cilat janë ngritur dhe Evropa i ka ditur shumë mirë dhe i di shumë mirë. Të them të vërtetën, unë e kam lexuar reagimin e saj për sa i përket investimit që do të bëhet në Zvërnec, dhe më pëlqeu fakti që ka qenë në mbrojtje të protestave të popullit shqiptar, pavarësisht se e theksoj që të gjithë vijnë për…


