"Përdoren për akte terroriste", ky vend bllokon rrjetin social "Snapchat", pezullon edhe...

Bota

"Përdoren për akte terroriste", ky vend bllokon rrjetin

Autoritetet ruse kanë bllokuar aksesin në Snapchat dhe kanë vendosur kufizime të tjera mbi shërbimin e video thirrjeve të Apple, FaceTime, si pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për të forcuar kontrollin mbi internetin dhe komunikimet online në vend. Rregullatori shtetëror i internetit, Roskomnadzor, ka shpallur se të dy aplikacionet janë përdorur për organizimin dhe realizimin e aktiviteteve terroriste brenda territorit rus, për rekrutim personash dhe për kryerjen e krimeve të tjera.

Veprimet ndaj Snapchat u morën më 10 tetor, megjithatë Roskomnadzor e bëri publike këtë masë vetëm të enjten. Ky hap vjen pas kufizimeve të tjera të ndërmarra ndaj platformave të njohura si YouTube i Google, WhatsApp dhe Instagram i Meta, si dhe shërbimit të mesazheve Telegram, pas nisjes së luftës në Ukrainë në vitin 2022.

Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin, autoritetet ruse kanë intensifikuar përpjekjet për të shtrënguar kontrollin mbi internetin, duke miratuar ligje kufizuese dhe duke bllokuar platformat që nuk respektojnë rregullat e vendosura nga qeveria. Më parë, qasja në YouTube u ndërpre vitin e kaluar, një lëvizje që shumë ekspertë e cilësuan si një kufizim të qëllimshëm ndaj një faqeje të jashtëzakonshme popullariteti, pas kritika ndaj Google për mosmirëmbajtjen e duhur të shërbimit të saj në Rusi.

Po ashtu, këtë javë, qeveria ruse njoftoi bllokimin e Roblox, një platformë e njohur për lojëra online, duke justifikuar këtë masë me nevojën për të mbrojtur fëmijët nga përmbajtjet e paligjshme dhe abuzimin, sidomos nga pedofilët që mund të përfitojnë nga mundësia e bisedave me të mitur gjatë lojërave.

ME TE LEXUARAT