PDK largohet nga seanca e kuvendit, nuk mori mbështetje për rezolutën për të vërtetën e luftës

Kosovë&Rajon

PDK largohet nga seanca e kuvendit, nuk mori mbështetje për

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar miratimin e një rezolute për mbrojtjen e së vërtetës për luftën, pas skandalit me ekspozitën me gabime mbi masakrat e luftës 89-99.

PDK kërkoi që rezoluta të vendoset si pikë e parë e rendit të ditës, në mungesë të mbështetjes nga partitë e tjera, PDK tërhoqi propozimin dhe u largua nga salla.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel Leonita Bajrami, arsyetimi i Lëvizjes Vetëvendosje ishte se duhet të dakordohet teksti i rezolutës me përfaqësuesit e të gjitha partive politike.

Në rend dite ishin marrëveshjet ndërkombëtare të cilat kërkojnë 2/3 e votave. Me largimin e PDK-së, këto marrëveshje nuk priten të kalojnë

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion