Pas vdekjes së 10 emigrantëve, shoferi kroat këshillon kolegët e tij: Kur bëhet fjalë për lodhjen, ska heronj, duhet të…

Kosovë&Rajon

Pas vdekjes së 10 emigrantëve, shoferi kroat këshillon

Një shofer kroat, pas aksidentit tragjik që ndodhi dy ditë më parë në Kroaci, e për pasojë vdiqën 10 emigrantë, kosovarë, ka një fjalë për kolegët e tij. Juraj Sebalj ka një këshillë për kolegët që bëjnë rrugë të gjata, që si shpëtojnë jetën e tyre dhe të tjerëve, kur ndihen të lodhur pas timonit.

“Kur bëhet fjalë për lodhjen, s’ka heronj, nuk ka trima dhe askush nuk është supernjeri.

Pas vdekjes së 10 emigrantëve, shoferi kroat këshillon

Njerëzit më së shpeshti gabojnë kur mendojnë se do të humbasin disa orë. Sakrifikoni 20 minuta dhe pushoni kudo që të shkoni”, shkroi Šebalj në Facebook me një video në të cilën ai zbuloi një “hile” se si të freskoheni gjatë udhëtimit.

Pas vdekjes së 10 emigrantëve, shoferi kroat këshillon

Sipas Sebalj, 15-20 minuta gjumë janë të mjaftueshëm, derisa apelon te shoferët që të mos flenë më gjatë sepse mund të hyjnë në një fazë të gjumit të thellë. Ai sugjeron shoferët edhe që të dalin e të shëtisin. “Kafeja dhe pijet energjike janë një zgjidhje kimike e problemit, megjithatë në një periudhë afatshkurtër. Lodhja nuk zgjidhet nga kimia, por nga biologjia. 15 deri në 20 minuta gjumë janë të mjaftueshme”, shpjegon Šebalj dhe shton se është një i ashtuquajtur gjumë i shkurtër.

 

ME TE LEXUARAT