Një tjetër vend njeh Kosovën si shtet të pavarur, reagon presidentja Osmani: Të dy popujt kanë vuajtur e sakrifikuar për të arritur lirinë

Kosovë&Rajon

Një tjetër vend njeh Kosovën si shtet të pavarur, reagon

Siria, vend në Lindjen e Mesme, e ka njohur pavarësinë e Kosovës, njoftoi të mërkurën presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Në një njoftim në Facebook, Osmani tha se marrëveshja për njohjen e Kosovës nga Siria u arrit me mbështetjen e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, të mërkurën në Riad.

Ajo e falënderoi presidentin e Sirisë, Al Sharaa, për vendimin për njohjen e Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin e saj.

“Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Prandaj kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë”, shkroi Osmani.

Njohja nga Siria është e treta këtë vit për Kosovën, pasi më herët dy shtete afrikane, Sudani dhe Kenia e njohën atë.

Njohjet nga këto vende vijnë pas një rënie të ritmit të njohjeve të Kosovës në vitet e fundit. Para tyre, shteti i fundit që e njohu atë ishte Izraeli në vitin 2021.

Siria është bërë tani shteti i 120-të që e njeh Kosovën, një vendim që pritet ta zemërojë Serbinë, e cila e lufton vazhdimisht pavarësinë e fqinjit të vet./ REL

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion