Konsumoi një sasi tabletash, transportohet me helikopter drejt Tiranës 12 vjeçarja nga Delvina

Aktualitet

Konsumoi një sasi tabletash, transportohet me helikopter drejt

Pasditen e sotme është sjellë nga familjarë në urgjencën e spitalit të Sarandës një vajzë në gjendje të rënduar.

Mësohet se 12 vjeçarja me inicialet I.H nga Delvina u soll në spital nga familjarët e saj. Ata u thanë mjekëve se e kishin gjetur vajzën në shtëpi në gjendje të rënduar.

Vetë vajza ka pohuar se kishte konsumuar nga ilaçet që i përdorte një pjesëtar i familjes. Sipas bluzave të bardha mësohet se dyshohet që 12 vjeçarja të ketë konsumuar Deparkin që përdoret nga persona me parkinson. Menjëherë iu bënë gjithë analizat e nevojshme dhe duke qenë se ishte e mitur u transportua me helikopter drejt Tiranës

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion