Netflix njeh Kosovën si shtet, ironizon Vuçiç: Shikoni filma, çfarë iu duhet me OKB-në dhe Interpolin

Kosovë&Rajon

Netflix njeh Kosovën si shtet, ironizon Vuçiç: Shikoni filma,

Platforma e filmave Netflix ka futur Kosovën në listën e shteteve, pas një peticioni të nisur në Kosovë. Ky vendim nuk ka kaluar pa vëmendjen e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, i cili nuk e ka kursyer ironinë.

“Sot gjatë gjithë ditës po festoni që Netflixi iu ka futur në listën e shteteve. Netflixi iu futi në listë, për çfarë ju duhen Kombet e Bashkuara, Interpoli. Shikoni filma, godisni topin, gjithçka është në rregull”, shprehet ai.

Po ashtu presidenti serb i është kundërpërgjigjur presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me deklaratën e saj se çdo ide që sjell destabilizim burimin e ka në Beograd. Vuçiç deklaron se askush në Kosovë nuk duhet të ëndërrojë se Serbia do të njohë pavarësinë e Kosovës.

Osmani po ashtu kritikoi këtë dokument ku parashihej se si do të vihej te marrëveshja Kosovë – Serbi, duke thënë se idetë destabilizuese gjithnjë vijnë nga Serbia.

“Kjo paraqitje e ‘non-paperit’ tregon se presioni mbi Serbinë do të jetë gjithnjë e më i madh kur po i afrohemi presioneve finale për arritjen e një marrëveshjeje ose shpalljen e një fajtori”, ka thënë Vuçiç.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion