Djali në burg për krime lufte/ Nëna e Hashim Thaçit mbush 84-vjeç, deputetja i dërgon buqetën me lule

Kosovë&Rajon

Djali në burg për krime lufte/ Nëna e Hashim Thaçit mbush

Nëna e ish-Presidentit Hashim Thaçi ka mbushur 84-vjeç, ndërsa ai nuk ndodhet bashkë me të për të festuar ditëlindjen. Që prej nëntorit të vitit të kaluar, ish-Presidenti i Kosovës ndodhet në paraburgimin e Hagës pasi akuzohet për krime lufte.

Gjithsesi deputetja e PDK, Ganimete Musliu i ka çuar lule nënës së Thaçit. Ajo e quan ‘’nënë e madhe’’ teksa thotë se nënat shqiptare asnjëherë nuk u dorëzuan, qëndruan të forta në çdo sfidë dhe dhanë kurajo për të punuar me dinjitet.

STATUSI NGA GANIMETE MUSLIU

Sot e ka ditëlindjen kjo NËNË e madhe! Nëna e Presidentit Thaçi, sot mbushe 84 vjet, nga zemra i urojmë shendet te plote e pleqeri te rehatshme.

Urime!

Nenat shqiptare asnjeher nuk u dorzuan, qendruan te forta ne çdo sfide dhe na dhane kurajo per te punuar me dinjitet.

ME TE LEXUARAT