Ministri gjerman ia thotë në sy Vuçiçit: Rusia ka ndikim në Serbi, do ta armatosim Kosovën

Kosovë&Rajon

Ministri gjerman ia thotë në sy Vuçiçit: Rusia ka ndikim

Garancinë për mbrojtjen e Kosovës, e përsëriti edhe në Serbi. Ministri gjerman i mbrojtjes, Boris Pistorius, ia tha në sy presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, se vendi i tij do të vazhdojë ta ndihmojë me armë dhe në fushën ushtarake Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Një tjetër kritikë e sjellë nga Berlini, ishte ajo për raportet e ngushta mes Serbisë dhe Rusisë, duke paralajmëruar se kjo pengon rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Sa është ndikimi i Rusisë në Serbi, do të jap përgjigje në këtë pyetje. Perceptimi ynë është se ka mjaft ndikim në shumë kanale.

Serbia duhet të gjejë mënyrën e saj për t’u përballur me këtë dhe Serbia duhet të marrë përgjegjësinë dhe rolin e saj në rajon se si do të komunikojë për të gjitha vështirësitë me të gjitha gjërat, të cilat perceptohen si ndonjë provokim.

Por nuk ka rrugë drejt BE-së përmes konflikteve në rajon dhe kjo duhet komunikuar qartë”, tha Pistorius.

Ministri gjerman kërkoi që Serbia ta njohë Kosovën dhe të reduktojë prezencën ushtarake në kufirin mes vendeve. Ndërsa Vuçiç u përgjigj i irrituar duke thënë se Beogradi dhe Berlini ndajnë qëndrime të kundërta për këtë temë.

Presidenti serb përsëriti retorikën e zakonshme duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti se me vendimin për dinarin po tenton të bëjë spastrim etnik në Kosovë.

“Sa i përket marrëdhënieve me Rusinë, unë shpjegova specifikat e qëndrimit të Serbisë, Kartën e OKB-së, marrëdhëniet me Kosovën, dhe deklarova se gjithçka që tha Pistorius për integritetin territorial të Ukrainës është e vërtetë dhe ne në Serbi e dimë më së miri se si duket kur i mohon dikujt te drejta të barabarta për integritetin territorial.

Në asnjë mënyrë nuk e kërcënojmë bashkëpunimin me Ukrainën. Do të marr pjesë në samitin në Tiranë. Presidentin Putin nuk e kam parë për dy vjet përveç një takimi shumë të shkurtër samitin në Kinë. Nuk kam çfarë fsheh.”, tha Vuçiç.

Ndër të tjera, ministri gjerman I mbrojtjes nënvizoi në Serbi se hetimi për sulmin në Banjskë është vendimtar për atë që do të pasojë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion