Shqipëria gati të modernizojë ushtrinë, Peleshi zbulon detajet: Kanë nisur konsultimet me…

Aktualitet

Shqipëria gati të modernizojë ushtrinë, Peleshi zbulon

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka zbuluar detaje nga takimi me ushtarakët, drejtuesit e lartë dhe përfaqësuesit e Forcave të Armatosur, ku është diskutuar gjerësisht projekti për modernizimin e FA.

Peleshi shprehet se të tilla takime do të jenë më të shpeshta dhe do të vlerësojnë në çdo hap mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.

Shqipëria gati të modernizojë ushtrinë, Peleshi zbulon

"Në takimin konsultativ me ushtarakë me grada madhore, drejtues të shoqatave të ushtarakëve në rezervë si dhe përfaqësues të Forcave të Armatosura e ekspertë të fushës për sigurinë kombëtare. Rishikimi i dokumenteve strategjike përballë sfidave globale e rajonale, prioritet i punës për 2024, ashtu si dhe realizimi i projekteve madhore për modernizimin e Forcave tona të Armatosura.

Për të parë çdo reformë me objektivitet e thellësi, takimet si ky i sotmi do të jenë më të shpeshta duke na dhënë mundësinë të ndjekim dhe të vlerësojmë çdo hap për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë. #NeJemiForcatEArmatosura ”, shkruan Peleshi.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion