I armatosur “gjer në dhëmbë”, arrestohet 61-vjeçari në Tiranë, çfarë iu gjet në banesë

Aktualitet

I armatosur “gjer në dhëmbë”, arrestohet

Një 61-vjeçar ka rënë në pranga të policisë, në fshatin Kutreq të Tiranës. 61-vjeçarit S.A, iu gjet në banesë armë zjarri automatik, krehër dhe municion luftarak si dhe thika.

“Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", u finalizua operacioni policor i koduar "Kutreq". Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 4 Iu gjetën armë zjarri automatik, krëhër e municion luftarak, si dhe një mjet prerës thikë, në banesë, arrestohet në flagrancë 61-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Kutreq".

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S. A., 61 vjeç, banues në Kutreq, Tiranë. Gjatë kontrollit në banesën e 61-vjeçarit, në fshatin Kutreq, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatik, krehër e municion luftarak, si dhe një mjet prerës thikë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion