Mes të shtënave me armë në Veri, kryetari i komunës ngre flamurin e Kosovës, largon atë të Serbisë

Kosovë&Rajon

Mes të shtënave me armë në Veri, kryetari i komunës

Pas betimit të 4 kryekomunarëve të veriut të Kosovës, serbët kanë realizuar një protestë për moslejimin e futjes së tyre në komuna, ku forcat e policisë janë detyruar të përdorin gaz lotsjellës dhe bomba tymi për të shpërndarë qytetarët e grumbulluar pas agravimit të situatës.

Por në mes, të tensioneve media kosovare, bëjnë me dije se disa zyrtarë të komunave me ndihmën e forcave të policisë kanë larguar flamurin e Serbisë dhe kanë vendosur atë të Kosovës.

 

Mësohet se pavarësisht tensioneve të shumta, kryetarët e komunave në veri të Kosovës kanë arritur të futen në ndërtesat e komunave, të shoqëruar nga forcat policore.

Ku ka qenë kryetari i komunës së Liposaviçit, Lulzim Hetemi i cili ka ngritur flamurin, në zonën dhe ku u raportua për të shtëna me armë.

 

ME TE LEXUARAT