“Më mbroni familjen”, ish-punonjësja e BSH: Familja Ferracaku më kërcënon, më bënë video me pistoletë në kokë
Ish-punonjësja e Bankës së Shqipërisë, Milena Deraj ka treguar se si është kërcënuar nga familja Ferracaku në Shkodër pasi i mori një shumë prej 340 mijë euro për t’i mbyllur një çështje gjyqësore. Para togave të zeza, ajo ka kërkuar që t’i mbrojnë familjen e saj.
“Ju lutem më mbroni familjen, burrin dhe fëmijën. 4 banda na kërcënojnë me jetë. I kam marrë paratë, por do ti ktheja”, është lutur ajo.
Ndërsa ka treguar se si është kërcënuar me pistoletë në kokë dhe është rrëmbyer me datën 12 maj nga anëtarët e familjes Ferracaku.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Jam kërcënuar me pistoletë në kokë, me datë nga 12 maj, nga personat që u kishte marrë paratë për të mbyllur çështjen e dënimeve të përjetshme. Jam dërguar me makinë nga rruga e Ambasadave në Shkodër. Më kanë bërë video me pistoletë te koka, me pretendimin se nuk kam mbaruar punë, duke më kërkuar dyfishin e shumës. Ferracakët donin të përjashtonin prokuroren nga çështja për shkak se nuk po e mbyllnin dot”, dëshmoi ajo gjatë seancës së sotme.
Në dosje thuhet se Milena Deraj është kërcënuar nga vëllezërit, Abedin dhe Shyqyri Ferracaku, të cilëve i kishte marrë një shumë prej 340.000 eurosh për t’i ndihmuar për procesin gjyqësor për masakrën e Velipojës në vitin 2021.
Por ish-punonjësja e BSH, pasi ka marrë shumën e parave e ka investuar një pjesë prej tyre në një shtëpi në fshatin Salari në Tepelenë, duke mos ia kthyer më këto para dy vëllezërve Ferracaku.
Masakra e Velipojës
Familja Ferracaku dhe familja Gocaj u përfshinë në një konflikt për çadrat e shezlonget në plazh. Gjatë përplasjes me armë mes tyre mbetën viktima biznesmeni Kujtim Ferracaku, dy pjesëtarë të familjes Gocaj, Xhovani Gocaj, 25-vjeç dhe Edmond Gocaj 38-vjeç, si dhe punonjësi i shezlongëve Myzerim Zeneli vetëm 20 vjeç.
30-vjeçarja dyshohet se ka mashtruar vëllain e viktimës Kujtim Ferracakut, Hasanin dhe dy djemtë e tij, Abedin e Shyqyri Ferracaku.
Milena Deraj iu ka thënë se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor për ngjarjen që ndodhi në Velipojë në vitin 2021.