Me pushime në Antalia kur ra zjarri, turisti shqiptar rrëfen çfarë ndodhi (Video)

Kosovë&Rajon

Me pushime në Antalia kur ra zjarri, turisti shqiptar rrëfen

Situatën e zjarrit në Turqi e ka përjetuar një turist shqiptar nga Kosova. I riu ka treguar se ka qenë me pushime në Antalya kur nisi zjarri dhe se për disa orë personeli i hotelit që ishte në rrezik, nuk i ka informuar për situatën.

 

 

 

“Në fillim nuk e kemi ditë se çka po ndodhë, në orët e mbrëmjes klimat nuk kanë punu rreth 2-3 orë dhe askush nga personeli nuk na ka tregu se çka është duke ndodhë. Të nesërmen kemi dalë në plazhë dhe e kemi pa që krejt qielli është i errët. Fillimisht kemi mendu se koha është e vranët, por pastaj e kemi kuptu se është krejt diçka tjetër. Unë e kam vërejtë një lloj tymi, i pyeta personalin, thanë që është një zjarrin dikun. Ka qenë një lloj panike, për shkak se isha me familje. Gjatë gjithë ditës, kanë ra copa të hirit nëpër plazhë, diell ska pasë fare se është mbuluar me tym”, tha ai.

Mediat turke ditë më parë bënë me dije se shumë turistë u evakuuan dhe shumë të tjerë arritën që të largohen pa u përkeqësuar situata./express

ME TE LEXUARAT