“Më ka cenuar fizikisht”/ Zbardhet transkriptet e ish-presidentit Hashim Thaçi ndaj Prokurorit të Hagës

Kosovë&Rajon

“Më ka cenuar fizikisht”/ Zbardhet transkriptet e

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur shqetësime për praninë e prokurorit John Devaney. Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë publikuar transkriptin e seancës së 27 marsit 2025 ku shprehet shqetësimi i Thaçit, i cili ka pretenduar se Devaney, i cili më herët ka punuar në Njësinë e Paraburgimit, e ka kërcënuar dhe cenuar fizikisht.

Sipas transkriptit publikuar nga mediat në Kosovë, Thaçi ka deklaruar se Devaney është prezantuar herë si roje herë si hetues e në raste si zëvendësshef dhe shef i qendrës, ndërsa e akuzon atë për veprime të rënda ndaj të paraburgosurve. Ish-presidenti i Kosovës thotë se ndihet i pa respektuar nga fakti që “dikush që dje ishte roje, sot është prokuror”.

“Më ka cenuar fizikisht”/ Zbardhet transkriptet e

“Ky prokuror ka pasur qasje në informacione që nuk do të duhej t’i kishte. Nuk ndihemi të respektuar, as ligjërisht e as njerëzisht. Ne, të katër që jemi të akuzuar në procesin numër 6, as cigare s’përdorim. Okej. Në raste të caktuara, i nderuari Kryetar i Gjykatës, të nderuar Panel Gjykatës, ka kryer fyerje dhe kërcënime dhe fizike ndaj ne të akuzuarve. Na ka fyer dhe ka kryer edhe kërcënime fizike Prokurori që është sot përballë nesh”, ka thënë Thaçi.

Avokati i tij, Luka Mishetiç, thotë se bëhet fjalë për prokurorin që ka punuar më parë në paraburgim, gjë të cilën e pranoi edhe vetë Devaney, duke shtuar se punësimi i tij ka përfunduar në fund të vitit 2022. Seanca u zhvillua përmes video-call, ndërsa Thaçi ka insistuar që fjalimi i tij të jetë publik. Ai gjithashtu rikujtoi se Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është gjykatë e themeluar nga Kuvendi i Kosovës, që vepron mbi bazën e ligjeve kushtetuese të saj.

 

ME TE LEXUARAT