Shpopullimi ‘boshatis’ shkollat e Kukësit, 158 nxënës më pak se vitin e kaluar! Drejtori i Arsimit: Në fshatra shkollat s’kanë energji as ujë

Aktualitet

Shpopullimi ‘boshatis’ shkollat e Kukësit, 158 nxënës

Më 8 shtator do të nisë viti i ri shkollor në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar por në Kukës ky fillimviti eshte tej i veshtirë, pasi ka rënë ndjeshëm numri i nxënësve si dhe mungojne kushtet në shumë shkolla, veçanërisht në zonat e thella malore. Drejtor i Arsimit në Kukës tha se po përballen me sfida të shumta, mes tyre edhe vështirësia për të grupuar nxënësit në shkollat qendër të disa fshatrave.

Distanca e larget, rrugët e amortizuara dhe numri gjithnjë e më i pakët i fëmijëve e bëjnë të vështirë organizimin e mësimit.

“Problem është Topojani, Shishtaveci, Bicaj dhe Bushtrica. Pavaresisht perpjekjeve për t’i gupuar në shkollat qendër eshte e veshtirë për shkak të distancës së largët ndermjet fshatrave”, tha Kreshnik Gërbolli, drejtor i Arsimit.

Në një takim të organizuar nga prefekti i qarkut, drejtori i ZVA Kukës tha se problematikat më të mprehta lidhen me kushtet higjieno-sanitare, mungesën e ujit të pijshëm dhe mungesen e energjise në disa shkolla malore.

“S’ka ujë dhe energji elektrike. Godinat janë të amortizuara dhe lagështi”, shton drejtor i Zyres Vendore Arsimore në Kukës.
Sipas tij, 4 shkolla në Kukës kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme, pasi prej vitesh nuk kanë përfituar asnjë investim.

“Ka vite që nuk janë bërë rikonstruksione në 4 shkolla të qytetit dhe zonave përreth”, shton Gërbolli.
Në Kukës aktualisht funksionojnë 25 shkolla qendër dhe 39 shkolla vartëse. Nga shkollat qendër, 15 janë 9-vjeçare, 8 të mesme të bashkuara dhe 2 gjimnaze. Në klasën e parë këtë vit shkollor janë regjistruar vetëm 349 fëmijë, nga 417 që ishin vitin e kaluar. Në klasën e dhjetë numri i regjistrimeve ka rënë nga 410 një vit më parë, në 320 këtë vit. Të dhënat tregojnë se Kukësi po përballet me një boshatisje të vazhdueshme të shkollave, si pasojë e emigracionit të lartë dhe shpopullimit të zonave rurale./shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion