Kurti sërish i përmend kërkesat ndaj Serbisë, kërkon dorëzimin e Millan Radoiçiqit

Kosovë&Rajon
Kurti sërish i përmend kërkesat ndaj Serbisë, kërkon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ripërsëriti kërkesat ndaj Serbisë për sukses në dialog, i cili përmendi nënshkrimin e marrëveshjes bazike, dorëzimin e Millan Radoiçiqit dhe të grupit të tij kriminal dhe tërheqjen e letrës të ish-kryeministres Bërnabiq.


Kryeministri Albin Kurti tha se po pret që të njoftohet nga vartësi i tij, Besnik Bislimi, se çka është diskutuar në sot Bruksel.

“Duhet të presim se çka do të na njoftoj prej atje Besnik Bislimi, zëvendësi im i cili është njëkohësisht edhe kryenegociator. Për ne më e rëndësishme është siguria legale dhe mirëbesimi në bisedime që nënkupton nënshkrimin e marrëveshjes bazike me aneks të zbatimit, që nënkupton dorëzimin e Millan Radoiçiq dhe të grupit të tij kriminal dhe që nënkupton tërheqjen e asaj letrës të ish-kryeministres Bernabiq kur para BE e 27 shteteve anëtare në Samitin e Brukselit në mesë dhjetorit të viti të kalur tha që nuk e zbaton integritetin territorial të Kosovës. Kjo është e pa pranueshme që integriteti territorial të mos respektohet”, ka thënë Albin Kurti.

Këto komente Kurti i bëri në manifestimin Tradicional “Ecja Simbolike”. Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, ndodhen më 24 tetor në Bruksel për rundin e ri të bisedimeve në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje./Kosovapress

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion