Kurti nga Bruksel: Kosova do jetë më e sigurt nëse anëtarësohet në NATO

Kosovë&Rajon

Kurti nga Bruksel: Kosova do jetë më e sigurt nëse

Gjatë ditës së sotme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vazhdon takimet në Bruksel, ku u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Mësohet se gjatë këtij takimi, Kurti ka theksuar rëndësinë e prezencës së NATO-s në Kosovë si dhe shtoi se anëtarësimi i Kosovës në këtë aleancës do ta bënte rajonin dhe Evropën "më të sigurt". Këtë informacion e bëri me dije vetë Kurti, përmes një postimi në Twitter.

 “NATO është aleanca më e mirë e sigurisë që bota ka parë. Në takim me sekretarin Stoltenberg theksova se prezenca e saj në Kosovë është e domosdoshme për të mbajtur paqen dhe për të ofruar siguri, dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO do ta bënte rajonin dhe Evropën më të sigurt”, shkruan ai.

Në axhendën e kryeministrit, mësohet se Kurti do t do të takohet me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi si dhe me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Kurti në vizitën e tij të parë në Bruksel, që prej se është zgjedhur kryeministër i Kosovës, po ashtu do të marrë pjesë në një seancë të Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion