Kurti kërkesë Sllovakisë: Bashkojuni grupit të BE-së që e njeh Kosovën

Kosovë&Rajon

Kurti kërkesë Sllovakisë: Bashkojuni grupit të BE-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, këtë të hënë ka zhvilluar një takim me shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik, nga i cili pranoi urimet për marrjen e detyrës dhe për suksese në përgjegjësitë e reja.

Kurti në këtë takim ka kërkuar Kostlinkut që të njohë Kosovën. Ndër të tjera ai e ka falënderuar Kostilnik për vizitën dhe për mbështetjen në liberalizimin e vizave për Kosovën dhe i bëri thirrje Sllovakisë që ta shtyjë përpara këtë vendim sa më shpejtë për qytetarët e Kosovës.

Po ashtu kryeministri Kurti shprehu interesimin për zgjerimin e thellimin e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve dhe i kërkoi Sllovakisë që t’i bashkohet grupit të BE-së që e njeh Kosovën.
Kurti mirëpriti interesimin e Sllovakisë për dialogun dhe theksoi se ai duhet të jetë i mirëpërgatitur, me një qasje transatlantike dhe transformative, të udhëhequr nga vlerat demokratike.

Ai theksoi edhe faktin që Sllovakia si vend anëtar i NATO-s dhe i BE-së mund të mbështesë dhe të shtyjë përpara anëtarësimin e Kosovës në aleancën veri-atlantike, si dhe kërkoi mbështetjen për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion