Kosovë, sulmohen me granatë doganierët në Jarinjë, detajet e para
Lajmifundit
/
17 Tetor 2021, 19:24
Kosovë&Rajon

Ditën e sotme, është sulmuar me granatë pikë-qëndrimi i zyrtarëve policorë dhe doganierëve në kufirin e Jarinjës.
Mediat kosovare shkruajnë se granata është hedhur nga ana e Serbisë.
Përveç dëmtimit të objektit, nuk dihet nëse ka të lënduar.
Për këtë ngjarje ka reaguar Ragip Bunjaku, ushtrues detyre i drejtor i Departamentit për Kufi. Ai tha se nuk bëhet fjalë për sulm.
Sipas tij, është fjala për një plumb qorr që ka rënë, të cilin janë duke e verifikuar.
“Nuk ka pasur sulm, ka rënë një plumb qorr. Jeni duke verifikuar atë”, tha Bunjaku. /RTK


