Kosova blen dronë “Bayraktar”, Kurti: Jemi vend akoma më i sigurtë

Kosovë&Rajon

Kosova blen dronë “Bayraktar”, Kurti: Jemi vend akoma më i

Ushtrisë së Kosovës i janë shtuar edhe dronët e llojit “Bajraktar TB-2”.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Kurti, i cili ka kryer inspektime së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe komandantin e forcës së sigurisë.

Kryeministri ka sqaruar se dronët janë blerë nga Turqia, por nuk ka treguar shumën e paguar, apo numrin e pajisjeve të reja që janë sjellë në Kosovë.

“Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tani është edhe më e sigurt, përveçse gjithnjë krenare!” – shkruan Kurti në rrjetet sociale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion