Kërkesa e Osmanit për President nga populli, Komisioni për Legjislacion miraton amendamentet kushtetuese

Kosovë&Rajon

Kërkesa e Osmanit për President nga populli, Komisioni për

Me 6 vota për dhe 2 kundër Komisioni për Legjislacion i ka miratuar ndryshimet kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Tani këto ndryshime priten të shqyrtohen në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës. Kundër këtyre ndryshimeve votuan dy anëtarët e PDK-së, Përparim Gruda dhe Blerta Deliu Kodra.

Para votimit të ndryshimeve kushtetuese pati një debat të ashpër ndërmjet anëtarëve të këtij komisioni. Kryetari i këtij komisioni, Përparim Gruda, vlerësoi se ndryshimet kushtetuese të para një dekade nuk mund të votohen tani, derisa anëtarët e LVV-së, Adnan Rrustemi, Vigan Qorrolli e Adnan Abrashi vlerësuan se ato e kanë vulën e Gjykatës Kushtetuese dhe ajo që ka mbetur është vota në Kuvend.

Sipas ndryshimeve të propozuara, presidenti i shtetit do të duhej të zgjidhej me votë direkte nga qytetarët./evropaelire 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion