Kenia shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës! Pacolli: Rama e Begaj më mbështetën

Shteti i kontinentit afrikan, Kenia e ka njohur sot pavarësinë e Kosovës.
Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi në Facebook nga kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
Në postimin e publikuar Pacolli shprehet se kjo njohje nuk është thjesht një deklaratë, por një fitore e madhe për Kosovën, e cila erdhi pas një pune të gjatë e të palodhur.
Pacolli falënderon edhe presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama për mbështetjen që i kanë dhënë.
Shteti i fundit që e njohu ishte Izraeli në vitin 2021. Kjo njohje ishte pjesë e Marrëveshjes së Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë.
Para saj, shteti i fundit që e njohu, ishte Barbadosi në vitin 2018. Por, intensiteti i njohjeve filloi të binte që nga viti 2015.


