Ish-ushtari UÇK-së bën rrëfimin tronditës: Kur ika në luftë i lashë amanet gruas, nëse vijnë serbët …

Kosovë&Rajon

Ish-ushtari UÇK-së bën rrëfimin tronditës: Kur ika

Ish-ushtari i UÇK-së, Ramë Buja ka rrëfyer ngjarje nga lufta të cilat i kujton edhe sot.

Në emisionin “Dhoma e Rrëfimit”, Buja ka treguar për ditën që u nis në luftë dhe fjalët e fundit që ia tha bashkëshortes e cila nuk ishte në dijeni se ai kishte marrë këtë vendim.

“Kur i tregova gruas se po i bashkohem UÇK-së ia lash një revole dhe një amanet, mere këtë armë dhe nëse ndodhë që vijnë serbët e tentojnë t’i vrasin fëmijët para syve tu, mos i shiko vraje veten. Por ajo më tha diçka tjetër..”, tregon ngjarjen Rama.

Me tej, ai ka rrëfyer edhe një rast tjetër ku e kishte lënduar bashkëshorten me fjalë. Po ashtu, ka folur edhe për vëllain e tij Shukri Bujën i cili gjatë luftës si komandant që ishte, e kishte dënuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion