I përmendi Ramës vuajtjet në dhomën e qelisë, ja si duket burgu ku po mbahet Hashim Thaçi (FOTO)

Kosovë&Rajon

I përmendi Ramës vuajtjet në dhomën e qelisë, ja si
Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që nga 5 nëntori i vitit 2020 po qëndron i burgosur në Hagë, ku nga Gjykata Speciale ndër tjera akuzohet edhe për vrasjen e anëtarëve të LDK-së.
Nga burgu i Hagës, Hashim Thaçi ka uruar Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet e së dielës në Shqipëri.

Thaçi i tha Ramës se dhomat ku ai po qëndron janë të ngushta dhe muret e qelisë së tij në Hagë, të cilat padyshim dallojnë nga luksi i Thaçit sa ishte president.

“Dhomat e ngushta e muret e qelisë së Hagës nuk e përmbajnë dot shpërthimin e entuziazmit tim për fitoren tënde. Entuziazëm ky që vështirë gjen vend në zymtësinë e vetmisë së ditëve të burgut. Por, si rrallë herë kohëve të fundit, sot jam i lumtur dhe i qetë për fitoren tënde, vëllau im.
Me shpresën që do të mund të takohemi përsëri duke frymuar nën qiellin e bukur dhe diellin që ngroh Shqipërinë dhe Kosovën, po të uroj të vazhdosh të japësh gjithçka nga shpirti yt për Shqipërinë. Kjo sepse edhe kur në ditët ku drita e diellit nuk depërton në muret e mbyllura të qelisë, dielli ngroh zemrën time vetëm at’herë kur Shqipëria dhe Kosova janë mirë”, thuhet në letrën e Thaçit.

Por si duket në të vërtetë burgu në Hagë të Holandës ku po mbahet Hashim Thaçi?

I përmendi Ramës vuajtjet në dhomën e qelisë, ja si I përmendi Ramës vuajtjet në dhomën e qelisë, ja si I përmendi Ramës vuajtjet në dhomën e qelisë, ja si

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion