E rëndë në Greqi/ Djali, vajza dhe dhëndri vrasin babanë, e mbysin me jastëk

Kosovë&Rajon

E rëndë në Greqi/ Djali, vajza dhe dhëndri vrasin

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Evia të Greqisë. Sipas mediave vendase, një 22 vjeçar së bashku me të motrën 26 vjeçare dhe bashkëshortin e saj 29 vjeçar kanë vrarë të atin brenda shtëpisë së tyre.

22-vjeçari fillimisht lajmëroi policinë dhe raportoi se babai i tij 65-vjeçar kishte vdekur. Por pas marrjes në pyetje nga policia, ata kanë rrëfyer se e kanë vrarë me jastëk, duke i shkaktuar mbytjen.

Sipas asaj që raportohet tre të rinjtë kanë patur doreza në momentin që e kanë mbytur 65 vjeçarin teksa flinte, më pas i kanë vendosur një thikë në dorë dhe e kanë zbritur në bodrumin e shtëpisë.

Më pas, kanë djegur në oborr jastëkët dhe rrobat, për të fshehur gjurmët. Sipas informacioneve, vitet e fundit kishin patur konflikte të shpeshta në familje

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion