Durrës, shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese në Shijak

Aktualitet

Durrës, shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë orëve të natës në fshatin Ardhishtë të Shijakut. Policia bën me dije se tritoli është vendosur në oborrin e një banese të pabanuar, në pronësi të shtetasit me inicialet S.G.

"Rreth orës 01:00, në fshatin Ardhishtë, Shijak, në oborrin e një banese të pabanuar, në pronësi të shtetasit S. G., është dëmtuar porta e oborrit të banesës, dyshohet nga lëndë plasëse", thuhet në njoftim. 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion