E rëndë në Greqi/ 17-vjeçarja përdhunohet në grup nga 5 persona, 10 të arrestuar për ngjarjen

Kosovë&Rajon

E rëndë në Greqi/ 17-vjeçarja përdhunohet në

Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Greqi, ku 5 të rinj dyshohet se kanë përdhunuar në grup një 17-vjeçare.

Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se për këtë ngjarje kanë rënë në pranga në total 10 persona.

Ditën e nesërme pritet të dëshmojnë para Prokurorisë së Hanias të dhjetë personat, të cilët janë të përfshirë drejtpërdrejt ose tërthorazi në rastin e përdhunimit të të miturës.

Incidenti ndodhi mesnatën mes të mërkurës dhe të enjtes, kur dy vajza 17-vjeçare, njëra nga Bullgaria dhe tjetra greke, dolën për një shëtitje nga një ‘strehë vajzash’ e drejtuar nga kisha lokale. Në rrethana aktualisht të paqarta, ato u gjetën fillimisht në një vend akomodimi turistik dhe më pas në një shtëpi, të shoqëruara nga një grup prej shtatë të rinjsh.

Të enjten, vajza 17-vjeçare greke raportoi se ishte përdhunuar nga pesë persona, ndërsa shoqja e saj bullgare deklaroi se pasi kishte përdorur kanabis, ajo kishte dhënë pëlqimin për marrëdhënie seksuale me njërin prej tyre, gjë që çoi në arrestimin e saj për përdorim droge.

Autorët e dyshuar të përdhunimit janë dy bullgarë të moshës 15 dhe 18 vjeç, një grek 17-vjeçar që po filmonte skenën, si dhe dy grekë të moshës 21 dhe 27 vjeç. Përveç kësaj, u arrestua një tjetër 21-vjeçar me origjinë greke, i cili akuzohet për veprime dhe sjellje të pahijshme, por jo përdhunim.

Përveç 6 të arrestuarve, u arrestuan edhe tre kujdestarë të qendrës së strehimit. Bëhet fjalë për dy gra nga Bullgaria të moshës 47 dhe 46 vjeç, si dhe një shtetase 59-vjeçare shqiptare, për neglizhencë në mbikëqyrjen e të miturve./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion