Ballafaqim me Vuçiç në Tiranë? Osmani e prerë: Gjithmonë ka pasur...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, teksa iu drejtua Pallatit të Kongreseve, ku do të mbahet Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore, iu përgjigj pyetjeve nëse do të kërkojë që Ukraina të njohë Kosovën.
“Ne gjithnjë e kemi bërë një kërkesë të tillë, do ta vazhdojmë ta bëjmë, por me mirëkuptimin e plotë për situatën ku është Ukraina. Jam e bindur se ai moment do të vijë, bashkë me fitoren e Ukrainës”, tha Osmani.
Ndërkohë, e pyetur nëse do të ketë përballje me presidentin serb, Aleksander Vuçiç apo delegacionin serb që merr pjesë në këtë samit, Osmani tha se “gjithmonë ka pasur ballafaqime me ta”.
Do t’i kërkojë Zelenskyt në Samit njohjen e Kosovës? Si përgjigjet Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka konfirmuar mbështetjen e saj ndaj Ukrainës, teksa foli me gazetarët para fillimit të samitit Ukrainë –Evropa Juglindore.
E pyetur nëse do i kërkojë presidentit Zelensky njohjen e Kosovës, ajo tha që këto çështje diskutohen në takime bilateral.
“Ne e kemi bërë një kërkesë të tillë dhe do vazhdojmë ta bëjmë me mirëkuptimin e plotë që Ukraina është në gjendje lufte, duke luftuar për lirinë e sja dhe për vlerat që janë aq të rëndësishme për secilin prej nesh. Jam e bindur që ai moment do të vijë bashkë me fitorene Ukrainës”, tha Osmani.

