Aksidenti me 1 të vdekur / Zbardhen detajet : Viktima 20 vjeç, dy të plagosurit dërgohen me helikopter te Trauma

Policia e Shtetit ka zbardhur të dhëna të reja zyrtare lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, në fshatin Kurbnesh të Mirditës.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, automjeti i cili doli nga rruga drejtohej nga shtetasi A. K., rreth 20 vjeç. Si pasojë e rënies së mjetit, ka ndërruar jetë në vendngjarje pasagjeri, shtetasi C. N., rreth 20 vjeç.


Nga përplasja kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit, A. K., si dhe një pasagjer tjetër i mitur, rreth 15 vjeç.
Për shkak të dëmtimeve të marra, dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.

Mirditë/Informacion paraprak
“Në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, në fshatin Kurbnesh, Mirditë, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. K., rreth 20 vjeç, ka dalë nga rruga.
Si pasojë, shtetasi C. N., rreth 20 vjeç, pasagjer në automjet, ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. K., 20 vjeç, dhe pasagjeri tjetër, i mitur, rreth 15 vjeç, janë transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


