Reshje dhe stuhi, parashikimi i motit për fundjavën

Aktualitet

Reshje dhe stuhi, parashikimi i motit për fundjavën

Masat ajrore të lagështa të shkëputura nga disa qendra të thella presioni me origjinë nga cikloni i Islandës do të bëjnë që vendi ynë këtë fundjavë të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti do të jetë i vranët, por nuk do të mungojnë as intervale të herë pas hershme kthjellimi, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Ditën e shtunë, reshjet e shiut do të jenë prezente që prej orëve të para të 24-orëshit me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se në orët e pasdites në intervale të shkurtra kohore në veriperëndim të vendit, reshjet parashikohen me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e stuhive, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Ditën e diel reshjet do të ulin intensitetin, por do të vijojnë të jenë të herë pas hershme në një pjesë të madhe të territorit në formën e shtrëngatave të karakterit lokal prej orëve të para të mëngjesit. Në veriperëndim, reshjet parashikohen me intenistet deri mesatar në formën e rrebesheve të shpejta.

Reshjet e dëborës në Alpe parashikohen në formën e stuhive të dëborës, ndërsa në majat e maleve në verilindje e juglindje të vendit do të jenë me intensitet të ulët.

Vlen të theksohet si intensive e relativisht problematike elementi i erës me drejtim nga kuadrati i jugut 2-9m/s, ndërsa në bregdet arrin shpejtësi deri 17m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-5 ballë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion